Pavarësisht presionit të SHBA-ve për sanksione ndaj Turqisë, Rexhep Taip Erdoan, nuk terhiqet pas. Presidenti turk konfirmoi se vendi i tij e ka mbyllur tashmë marrëveshjen me Rusinë, për blerjen e sistemeve raketore s-400.

Rexhep Taip Erdogan, Presidenti i Turqisë :Nuk them që Turqia do të blejë sistemet e mbrojtjes S-400. Turqia tashmë i ka blerë ato. Ne e kemi kryer këtë punë, kemi firmosur marrëveshjen me premtimin për një çmim të arsyeshëm dhe prodhim të përbashkët në të ardhmen. Sistemet S-400 do të vijnë në Turqi në një kohë të afërt.

Blerja armatimeve ruse pritet të përkeqësojë më tej marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Turqisë. Pentagoni paralajmëroi se nëse Ankaraja nuk tërhiqet do të bllokojë blerjen e 100 avionëve F-35 dhe do të dëbojë të gjithë pilotët turq që trajnohen nga SHBA, pa përjashtuar sanksionet.

Avionët luftarakë amerikanë gjithsesi do të nisen drejt Europës, por me destinacion Poloninë. Donald Trump dhe presidenti polak Andrej Duda konfirmuan blerjen e 32 avionëve F-35, duke forcuar ndjeshëm arsenalin ushtarak të aleatit të NATO-s, në portat e Rusisë.

Një demonstrim të parë, avionët e blerë nga Polonia e dhanë mbi Shtëpinë e Bardhë, në sytë e dy presidentëve.

Tv Klan