Ndër të parat dekrete të Rexhep Taip Erdoanit, si lider absolut i Turqisë është ai për mbylljen e Teatrit Shtetëror dhe atij të Operas dhe Baletit.

Për shumicën qeverisëse, vendimi synon ristrukturimin dhe përshtatjen e këtyre institucioneve me nevojat e kohës. Ndërsa për kritikët, vendimi interpretohet si luftë e hapur e Erdoganit kundër sekularizmit dhe kulturës së orientuar nga Perëndimi.

Dekreti presidencial u heq atyre financimin shtetëror, u konfiskon ndërtesat dhe pezullon kontratat me artistët. Vendimi parashikon ndryshime strukturore, që i kalojnë ato nën varësinë e drejtpërdrejtë të Presidentit. Sipas opozitës, dy teatrot kanë qenë të lirë nga influenca politike. Por ato janë parë me kriticizëm nga partia e Erdoganit, që i ka rrënjët tek islami dhe kultura osmane.

Dy institucionet janë themeluar rreth 1 shekull më parë. Ato shquhen për vënien në skenë të veprave të mëdha botërore, që synonin orientimin e Turqisë drejt Perëndimit. Gjatë gjithë këtyre viteve, ato funksiononin në mënyrë të pavarur, duke u mbështetur me fonde shtetërore nga ministria turke e kulturës, në pamundësi për të siguruar mjaftueshëm të ardhura përmes skemave të vetëfinancimit.

Tv Klan