Erdogan nis luftën me kurdët në Siri

Erdogan nis luftën me kurdët në Siri

19:15 09/10/2019

Erdogan bombardon Sirinë. Lajmi bëhet i ditur nga vetë Presidenti turk në rrjetet sociale, ku lajmëron nisjen e operacionit ushtarak kundër rajoneve kurde në veri-lindje të Sirisë. Janë goditur katër qyteza deri tani, dhe sipas zëdhënësit të luftëtarëve kurdë, artileria turke ka bombarduar zona me popullsi civile, duke krijuar një panik të jashtëzakonshëm në të gjithë rajonin.

Vendimi i Presidentit turk vjen pas acarimit të ditëve të fundit në zonën e kufirit, ku u pozicionuan edhe 5 mijë trupa ushtarake, të cilat sot kanë hequr bllokadat për të hapur rrugën për kalimin e tankeve. Nuk ka shërbyer as telefonata që Erdogan ka pasur sot me Presidentin rus, Vladimir Putin, i cili ka këmbëngulur për qetësi dhe jo përdorim armësh.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i komunitetit ndërkombëtar, duke nisur nga presidenti i Komisioni Evropian Jean Claude Junker, i cili ka bërë apel për bllokim të operacionit ushtarak nga ana e Turqisë, ndërsa sekretari i përgjithshëm I NATO, Jens Stoltenberg, ka bërë të ditur se ditën e premte do të jetë në Stamboll për bisedime të menjëhershme me Presidentin turk, edhe se ai e ka justifikuar vendimin e Turqisë se është e rrezikuar nga aktet terroristë, pasi ka pritur shumë refugjatë. Ndërkohë që Franca, Gjermania, dhe Britania e Madhe janë kundër kësaj ofensive dhe kanë paraqitur problemin në OKB.

Klan Plus

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT