Kriza ekonomike që ka përfshirë Turqinë, nuk do ta nënshtrojë vendin. Është ky premtimi i Presidentit Rexhep Taip Erdogan, i cili tha se turqit nuk do t’i nënshtrohen terrorit ekonomik.

Ndonëse pa akuzuar drejtpërdrejt askënd, paralajmërimi i Erdogan duket se i drejtohet Perëndimit, në një kohë kur marrëdhëniet me SHBA dhe BE nuk janë në ditët më të mira. Ëashingtoni ka ndërprerë thuajse krejtësisht raportet me Ankaranë, pas blerjes së sistemeve ushtarake ruse nga Erdogan.

Situata e vështirë ekonomike i dha efektet e saj edhe në zgjedhjet e fundit lokale, ku Partia e tij Drejtësi dhe Zhvillim humbi dy qytetet kryesore, Ankaranë dhe Stambollin.

Tv Klan