Erdogan: Nuk pranojmë kërcënime, tensioni në Mesdhe do sjellë fundin e BE



Erdogan: Nuk pranojmë kërcënime, tensioni në Mesdhe do sjellë fundin e BE

10:07 18/10/2020

Turqia zbulon edhe 85 miliardë m3 gaz në Detin e Zi duke e çuar në 405 miliardë m3 rezervën totale të gjetur nga anija sondë Fatih.

Ndonëse kërkimet në këtë zonë do të vazhdojnë, vëmendja do të përqëndrohet tashmë në Detin Mesdhe.

Presidenti Erdogan u shpreh se nuk do të ketë tërheqje pavarësisht kërcënimeve, ndërsa foli ashpër edhe për Bashkimin Europian.

“Paqja në Mesdheun Lindor kalon përmes njohjes së të drejtave të Turqisë dhe Qipros Veriore. Ne do të vijojmë në rrugën tonë dhe nuk do të pranojmë asnjë kërcënim. Bashkimi Europian duhet të heqë dorë nga politika e njëanshme dhe standardet e dyfishta më vendin tonë. Përndryshe, tensioni në Mesdhe do të sjellë fundin e BE-së që nuk është më një bashkim vlerash. Unioni u godit nga largimi i Britanisë së Madhe dhe tashmë po përpëlitet”.

Në ujërat e Mesdheut u kthye pak ditë më parë anija sondë Oruç Reis e cila u tërhoq në portin e Antalias për t’i dhënë një shans dialogut me Greqinë.

Por në mungesë të një diskutimi në tryezë, autoritetet turke urdhëruan rikthimin në kërkime për naftë dhe gaz me intensitetin e mëparshëm.

Klan Plus




Të ngjashme