Pasi mohoi që të kishte lidhje me arrestimin e kryebashkiakut të Stambollit Ekrem Imamoglu, Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka shkuar edhe më tej. Thotë se hetimi ndaj tij nisi pas dokumenteve që dorëzoi opozita
“Hetimet për korrupsion dhe ryshfet nisën pas dokumenteve që dorëzuan vetë përfaqësuesit e Partisë Republikane”, tha presidenti Erdogan.
Bën përgjegjës kreun e opozitës Ozgur Ozel për protestat dhe e quan situatën të turpshme.
“Ashtu si ne dhe njerëzit ndihen të turpëruar, kur shohim që kryetari i Partisë Republikane mbështetin ata që hedhin gurë ndaj policisë, hedhin molotov apo poshtërojnë objektet tona të kultit”, shtoi Erdogan.
Demostratat e qytetarëve i quan një provokim.
“Përballë kësaj panorama ne nuk do të qëndrojmë duarkryq. Nuk do të lejojmë që kjo situate të prek vëllazërinë e 85 milionë qytetarëve tanë”, përfundoi kreu i presidencës turke.
Kur po bëhet gati një javë nga arrestimi i Imamoglu, protestat masive nuk kanë ndalur në qytetet kryesore të vendit.
Ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya ka njoftuar se numri të arrestuarve ka shkuar në mbi 1400 persona të përfshirë në këto demostrata.
Klan News