Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në konferencën për mediat bashkë me Kryeministrin Edi Rama. Në fjalën e tij Presidenti turk tha se vendi i tij dhe Shqipëria janë dy vende mike dhe kanë bashkëpunuar për shekuj me radhë.

Erdogan shtoi se Turqia është vendi që ka investimet më të mëdha në Shqipëri dhe këto investime do të shtohen në të ardhmen. Po ashtu ai kujtoi dhe ndihmën që Turqia dha për Shqipërinë pas dy tërmeteve të vitit 2019.

Recep Tayyip Erdoğan: Jam shumë I kënaqur që pres sot në Ankara Kryeministrin Edi Rama dhe delegacioni e tij. Shqipëria është një vend mik, vëlla e aleat. Ne jemi dy popuj që kemi bashkëjetuar për shekuj me radhë dhe kemi luftuar. Në ditët e sotme gjendesh shumë gjurmë të historisë së përbashkët mes dy vendeve.

Në takimin që kemi realizuar me Kryeministrin Edi Rama kemi diskutuar për shumë çështjet. Me rastin e kësaj vizite ne sapo kemi nënshkruar deklaratën e ndërtimit të e Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik të Nivelit të Lartë, që do të intensifikojë marrëdhëniet tona në çdo fushë.

Përveç çështjeve bilaterale kemi diskutuar dhe për çështjet rajonale dhe kemi shkëmbyer ide  për të ardhmen. Shqipëria sapo ka përfunduar me sukses presidencën e radhës së OSBE.

Të nderuar përfaqësues të medias Shqipëria përjetoi dy tërmete të mëdha dhe ne ndihmuan vëllezërit tanë shqiptarë. Të gjithë mundësitë tona i çuam për vëllezërit tanë shqiptarë.

Unë besoj se ky do jetë një simbol i ri i fatit të përbashkët mes Shqipërisë dhe Turqisë. Gjatë takimit me Ramën patëm mundësi të diskutonim për çështje ekonomike. Ne jemi investitori më i madh i huaj në Shqipëri. Më shumë se 60o kompani turke operojmë në Shqipëri. Në vitet e ardhshme ne synojmë që të shtojmë investimet në Shqipëri në infrastrukturë dhe turizëm.

Sapo kemi nënshkruar projektin për restaurimin e xhamisë së Plumbit në Shkodër. Një nga pikat kryesore të takimit tonë ishte dhe lufta kundër terrorizmit. Ne kemi vendosur që organizata e FETO është një kërcënim për dy vendet. Ne nuk do të lejojmë që të FETO të helmojë marrëdhëniet mes dy vendeve.

Në fund presidenti i Turqisë komentoi dhe zgjedhjet që do të mbahen në 25 Prill në Shqipëri dhe tha se duhet të jenë të dobishme për popullin Shqiptar.

Uroj që zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen në 25 Prill të jenë të dobishme për popullin shqiptar”, shtoi ai./tvklan.al