Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë në Turqi, ku është pritur nga kreu i këtij shteti, Recep Tayyip Erdogan.

Lajmi bëhet i ditur nga vetë kreu i ekzekutivit, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale tha se takimi është zhvilluar në rezidencën verore të Presidentit turk në Marmaris, në rivierën Turke.

“Në mikpritjen e Presidentit Erdogan në rezidencën e tij verore në Marmaris”, shkroi Rama në postimin e tij në Instagram.

Zyra për shtyp e Presidentit Erdogan tha se në takim u diskutuat çështjet dypalëshe dhe ato rajonale.

Në takim mori pjesë edhe Ministri turk i Ekonomisë dhe Financave, Berat Albayrak, i cili është edhe dhëndri i Erdogan. /tvklan.al