Erdogan refuzon armëpushimin me kurdët

Posta

Erdogan refuzon armëpushimin me kurdët

12:56 16/10/2019

Trump: Sanksione më të ashpra se imagjinata

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan refuzon thirrjen e Shteteve të Bashkuara për armëpushim me militantët kurdë në veri të Sirisë.

“Nuk do të shpallim kurrë armëpushim. Po na bëjnë presion me sanksione për ta ndalur operacionin, por ne kemi qëllime të qarta dhe nuk shqetësohemi”.

Refuzimit të Erdoganit, shefi i Shtëpisë së Bardhë iu kundërpërgjigj me një tjetër paralajmërim.

“Kemi aplikuar sanksionet më të ashpra që mund të imagjinoni. Nëse tarifat për importin e çelikut nuk iu bëjnë ta ndjeni efektin, sepse keni bërë shumë para duke na shitur çelik, kemi masa të tjera”.

Zv/presidenti amerikan Mike Pens, i cili kërkoi armëpushimin dhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo vizitojnë këtë të mërkurë Ankaranë.

Por teksa Erdogan synon spastrimin e veriut të Sirisë nga militantët kurdë, që i konsideron terroristë, për dërgimin atje të mbi 3 milionë refugjatëve sirianë të strehuar në Turqi, ushtria e presidentit sirian Bashar al-Assad dhe aleatët e tyre rusë morën qytetin kurd të Manbixhit në kufi me Turqinë, duke i dhënë një goditje të fortë planit të Ankarasë.

Tv Klan


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi