Shkak, frika ndaj koronavirusit. Pranon letrat kredenciale

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdoan pranoi ambasadorin e Shqipërisë në Ankara, Kastriot Ribo, i cili u prit në Kompleksin Presidencial, ku iu pranuan letrat kredenciale.

Nga video e publikuar nga agjencia e lajmeve Anadolu, në momentin e takimit, ambasadori jonë zgjati dorën për t’u përshëndetur me presidentin turk, por Erdogan preferoi një përshëndetje me dorën në gjoks duke thënë “Korona”.

Ribo prezantoi familjen dhe disa pjesëtarë të ambasadës me presidentin Erdogan, për të kaluar më pas në një foto të përbashkët.

Tv Klan