Betohet Erdogan

Në prag të zgjedhjeve të përgjithshme të 7 Qershorit në Turqi, sondazhet tregojnë se partia për “Drejtësi dhe Zhvillim”, AK e themeluar nga Rexhep Taip Erdogan mund të humbasë shumicën në Parlament.

Partitë e opozitës e akuzojnë partinë AK se ka mbajtur një qëndrim pro-sunit në rajon, duke e afruar me Arabinë Saudite dhe Katarin, cka është kundërshtuar nga Qeveria.

Edhe qendrimi i në mbrojtje të rebelëve sirianë, pro rrëzimit të Bashar Al Asadit, është kritikuar nga partitë opozitare, të cilat e shohin si nxitje të konfliktit, duke e konsideruar pjesërisht përgjegjëse qeverine për mbërritjen e mbi 2 milionë refugjatëve në Turqi.

Shumë prej politikanëve të opozitës shprehin shqetësimin se territori i vendit po përdorët si “autostradë xhihadiste”. Partia AK ka hedhur poshtë pretendimet se ka mbështetur Shtetin Islamik, por nga ana tjetër- ka pranuar bashkëpunimin me Katarin në mbështetje të grupeve të tjera Islamike.

Analistët besojnë se nëse do të ketë një koalicion me  Partinë e majtë, pro-kurde Populli Demokratik, HDP, kjo do të sjellë zgjidhje për problemin kurd, ndërsa nëse do të ketë një koalicion me Partinë e Lëvizjes Nacionaliste të ekstremit të djathtë, MHP, kjo do të ngjallë pesimizëm për zgjidhjen e cështjes kurde si dhe për politikën e jashtme në përgjithësi.

Në zgjedhjet e 7 Qershorit do të marrin pjesë 19 parti, ku përfshihen komunistë, liberalët, islamikët dhe ish-partitë qeverisëse.

Për herë të parë, prej ardhjes në pushtet në 2002 AK kritikohet për situatën ekonomike.

Tv Klan