Erdogan sfidon Shtetet e Bashkuara

Erdogan sfidon Shtetet e Bashkuara

17:11 19/11/2019

“Turqia nuk heq dorë nga sistemi rus S-400”

Turqia nuk do të heqë dorë nga sistemet ruse të mbrojtjes raketore S-400, të cilat i bleu gjatë këtij viti pavarësisht kundërshtimit të ashpër të NATO-s. Vendimi është bërë i qartë nga Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, i cili madje tha se qëndrimin ia ka shprehur qartë homologut të tij amerikan Donal Trump gjatë takimit që patën javën e kaluar.

“Ne i kemi thënë Presidentit  të shteteve të bashkuara  Donald Trump se heqja dorë e Turqisë nga sistemi mbrojtës raketor rus S-400 ruse nuk vihet në diskutim dhe zgjidhja duhet të gjendet në dritën e këtij realiteti”.

Dy liderët u takuan në Shtëpinë e Bardhë me qëllim sheshimin e dallimeve në rritje mes dy vendeve aleate. Washingtoni mbron idenë se S-400 përbejnë një kërcenim serioz për avionët luftarakë F-35 dhe ka pezulluar Turqinë nga programi ku ajo është blerëse dhe prodhuese. Madje Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar sanksione ndaj Ankarasë, por ende nuk i kanë imponuar ato.

Por kjo nuk e tremb aspak liderin turk, i cili gjatë fjalës së tij në parlament para anëtarëve të partisë së tij tha se ai i kishte thënë kreut të Shtëpisë së Bardhë se nëse Shtetet e Bashkuara nuk ndryshojnë qëndrim për avionët  F-35, Turqia do të duhet të kërkojë alternativa për të përmbushur nevojat e saj mbrojtëse.

Tv Klan




UKT
Grupi
LAJMET

Të ngjashme


UKT
Grupi