Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka shpallur gjendjen e emergjencës në zonat e prekura nga tërmeti. Erdogan tha se kjo gjendje do të qëndrojë në fuqi për 3 muaj, për 10 provincat.

Presidenti turk tha se tërmeti që goditi Turqinë mëngjesin e së hënës, duke i marrë jetën më shumë se 3 mijë personave deri më tani, ishte “fatkeqësia më e madhe” që kishte goditur ndonjëherë më parë vendin.

Rreth 54 mijë tenda dhe 102 mijë shtretër janë dërguar në rajonet e prekura, ndërsa në zonë kanë shkuar 5 mijë punonjës të shëndetësisë. Erdogan po ashtu tha se disa hotele në Antalia do të mirëpresin të mbijetuarit nga tërmeti.

Një ditë më parë, Turqia shpalli 7 ditë zie kombëtare.

Zonat e prekura në Turqi janë Kahramanmaraş, Gaziantep, Şanlıurfa, Diyarbakır, Adana, Adıyaman, Malatya, Osmaniye, Hatay dhe Kilis./tvklan.al