Kisha e “Aja Sofias” në Stamboll do të kthehet në xhami ku besimtarët të falen. Vendimi është marrë nga qeveria turke duke anuluar kështu vendimmarrjen e Mustafa Qemal Ataturkut që vendosi ta kthejë “Aja Sofian” në kult fetar muze. Vendimi është marrë me argumentin se firma e Ataturkut është falsifikuar dhe nuk i përket atij.

Kjo ka shkaktuar debat në Turqi dhe çështja tashmë ka shkuar në gjykatë dhe vendimi përfundimtar është caktuar të jepet pas 15 ditësh.

Aja Sofia është simbol i Konstandinopojës që u pushtua në 1453 nga Sulltan Mehmeti 2. Në këtë godinë kulti Mehmeti bëri faljen e parë kur mbërriti në Stambollin e sotëm. Më pas u përdor për falje namazi nga banorët e tjerë të qytetit.

Disa shekuj më pas Sulltan Ahmeti ndërtoi përballë saj atë që njihet si xhamia blu që po ashtu më shumë se një xhami për falje, është një institucion kulti që vizitohet nga turistë nga katër anët e globit. Destinacion për vizitorët është gjithashtu edhe Aja Sofia që tashmë do të jetë në guidë si një xhami për t’u falur.

Klan Plus