Presidenti Erdogan ka kërkuar që të zhvillohet një referendum, për t’i dhënë fund përpjekjes së stërzgjatur të Turqisë për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian.

Lideri turk tha se do të jetë një votim i drejtpërdrejtë i qytetarëve të vendit, që do të vendosin nëse Ankaraja do të vijojë negociatat për aderimin në BE, apo do t’i ndërpresë përfundimisht ato, duke qenë se ky proces vijon që prej vitit 2005.

“Është 2018 dhe BE është ende duke na pritur. Ne duhet t’u drejtohemi 81 milionë qytetarëve tanë, t’i pyesim dhe të shohim se çfarë vendimi do japin ata”

, tha Erdogan në një forum në Stamboll.

Vendet e BE-së, veçanërisht Gjermania e  kanë kritikuar Erdoganin pas një grushti shteti të bërë në vitin 2016.  Erdogan, ka akuzuar prej kohësh shtetet anëtare të BE-së për të kultivimin e një ndjenje anti-myslimane, duke thënë se blloku është i shqetësuar në perspektivën për të pasur një vend me shumicë mysliman si anëtar.

Klan Plus