96% e faturave të dritave paguhen nga konsumatorët

Ankesat e konsumatorëve për mbifaturime të energjisë elektrike janë ulur me 90%, tha gjatë një seance dëgjimore në Komisionin Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese kreu i Entit Rregullator të Energjisë, Petrit Ahmeti.

Për Entin e Energjisë kjo situatë është ndikuar nga reforma e ndërmarrë 6 vjet më parë me unifikimin e çmimit të dritave, çka uli hapësirat për abuzime dhe gabime të faturistëve.

96% e faturave të energjisë paguhen nga konsumatorët, ndërsa humbjet jo teknike në rrjet janë ulur.

Një nga sfidat që ka përpara qeveria në politikat e saj për Entin e Energjisë është ngritja sa më parë e tregut energjetik të gazit dhe ndërtimi i tubacionit verior që synon shpërndarjen e gazit të TAP në shtetet e tjera të Ballkanit.

Klan News