“Rishikimi do të varet nga kostot e blerjes”

Edhe Enti Rregullator i Energjisë ka sqaruar sot se çmimet e energjisë do të vlerësohen periodikisht.

Në një deklaratë thuhet se nëse Furnizuesi i Shërbimit Universal do të njoftojë për kosto të ndryshuara të çmimit të blerjes së energjisë, atëherë ato do të reflektohen edhe nga ERE.

Sipas ERE, nëse edhe në tetor energjia do të sigurohet me çmimin 2.6 lekë për kilovat/orë edhe çmimi i energjisë për konsumatorët familjarë do të mbetet 9.5 lekë kilovat/orë.

Tv Klan