Era e trupit shkaktohet nga bakteret që jetojnë në zonat ku kryesisht djersitemi, por ka disa faktorë që ndikojnë në erën e keqe të djersës dhe ky sigurisht që është një problem shumë i rëndësishëm që kërkohet gjithnjë zgjidhje.

Një nga shkaktarët e aromave të pakëndshme të turpit, lidhet me ushqimet që konsumojmë. Mund të duhet e habitshme, por sipas hulumtimeve ka rezultuar se domatja është një nga perimet që shkakton erë të keqe të trupit që çlirohet përmes djersës.

Sipas ekspertëve, kërcelli i domates përmban një vaj esencial, i cili është shkaktar për këtë erë në trupin e njeriut. Njerëzit të cilët vuajnë nga djersitja e tepërt, ndoshta do të duhej të provonin të shmangnin konsumimin e saj. /tvklan.al