ERE lë në fuqi të njëjtin çmim për konsumatorët



ERE lë në fuqi të njëjtin çmim për konsumatorët

17:00 31/12/2020

Tarifa të njëjta edhe për kompanitë, mund të korrigjohen vitin e ardhshëm

Enti Rregullator i Energjisë ka vendosur të lerë në fuqi të njëjtin çmim energjie për konsumatorët familjarë.  Tarifa e energjisë që do të faturohet për këta abonentë do të mbetet 9.5 lekë/kwh, ndërsa për bizneset 14 lekë/kwh dhe 7.6 lekë për furrat e bukës.

Vendimi i ERE-s nuk është marrë mbi një analizë të treguesve teknikë dhe financiarë të kompanisë dy kompanive të OSHEE-së: asaj të shpërndarjes dhe asaj të shitjes.

Në vendim, bordi shprehet se informacioni i vënë në dispozicion nuk ishte i plotë dhe aplikimi i vonuar, duke mos i lënë kohën e mjaftueshme për të analizuar të ardhurat që i duhen kompanive për të kryer shërbimin, të cilat duhet të reflektohen në tarifë.

Në këto kushte, Enti Rregullator ka miratuar zgjatjen e vendimit të marrë në dhjetor të 2019-s.

Të njëjtat çmime të shitjes dhe blerjes së energjisë do të vazhdojnë të jenë edhe mes kompanive të tjera në treg: OSSH do t’i shesë energji Furnizuesit Universal me 4.79 lekë/kwh dhe OST do të faturojë transmetimin me 0.75 lekë/kwh.

Vitin e ardhshëm Enti i Energjisë do të analizojë dhe njëherë çmimet e faturimit mes kompanive në këtë treg.

Tv Klan







Të ngjashme