Në edicionin e tij të tretë, spektakli i talenteve të rinj në ekranin e Televizionit Klan, “X – Factor Albania” do të njihte një nga zërat më të veçantë, po aq sa edhe premtues për muzikën e lehtë shqiptare.

Shkodrani Ergi Dini, gjithnjë origjinal në prezantimet e tij, me një vokal që dalloi që në javët e para të konkurrimit, do të rrëmbente trofeun e më të mirit.

“Rebeli im kampion” e përshkruan mentorja e tij, Tuna, në mesazhin e lamtumirës që këngëtarja i ka kushtuar Ergit në rrjetet sociale.

Pas çmimit e të parit, Ergi Dini do të ngjitej në skenën e “Kënga Magjike”, me “Pa frymë”, në një interpretim ku të kënduarit live nuk përbënte sfidë për një artist të ri si ai.

Dy këngë dy videoklipe ishin dy nga projektet që Ergi zhvilloi gjatë 2016 -ës, “Morphine” dhe “Asnji gram”, këngë të cilat ecën në të njëjtën rrjedhë më muzikën që krijohet sot.

Pak mediatik, 22 – vjeçari kishte në duar një projekt të ri, i cili do të mbetet e tillë pas largimit të parakohshëm nga jeta.

Tv Klan