Ergi DiniErgi eshte fituesi i superspektaklit X Faktor Albania 3. Senadi u rendit ne vendin e dyte ndersa Sara ne vendin e trete. I riu nga Shkodra morri numrin me të madh te votave nga publiku.

Nata finale e ketij spektakli dhuroi emocione dhe surpriza te shumta.

Nje spektakel i vertete ishin edhe performancat e Senadit dhe Ergit me trajneret e tyre, Albanin dhe Tunen apo dhe kolazhi i kenduar nga te gjithe finalistet e ketij edicioni, juria dhe prezantuesja Alketa Vejsiu.

Nuk munguan emrat e njohur te ftuar ne kete mbremje te madhe.

Elhaida Dani, e dale nga konkurset e talenteve te TV Klan si fituese e «Star Akademi» ishte nje nga emrat e njohur te muzikes shqiptare qe dhuroi per publikun nje performance mbreselenese.  Nje tjeter surprize ne kete nate ishte edhe kolazhi i kengetares Miriam Cani.Gjate kesaj nate speciale u publikua videoklipi dhe kenga e re e Arilenes, fitueses se X Faktor Albania 2.  Superspektakli X Faktor Albania 3, uli keshtu siparin pas nje sezoni te suksesshem ne ekranin e Tv Klan dhe Klan HD