ergi1Tashmë ai është i famshëm dhe shumë i pëlqyer nga publiku, e në veçanti nga të rinjtë në qytetin e tij të lindjes. Ergi Dini, fituesi i edicionit të tretë i superspektaklit “X Factor Albania”, u bë pjesë e festës së madhe të karnavaleve në Shkodër.

I riu nga Shkodra u prit me emocione dhe u shoqërua nga fansat deri në zyrën e kryebashkiakut Lorenc Luka.ergi2

Pas Arilenës, Ergi është triumfuesi i dytë nga Shkodra që rrëmben vendin e parë, pas një gare të fortë në edicionin e 3-të të X Factor Albania.