Mourinho: Nuk është e lehtë kur të fyejnë familjen

Nervozizmi për eliminimi nga FA Cup pas humbjes me Norwich dhe ofendimet nga një tifoz kanë bërë që lojtari i Tottenham, Eric Dier të humbë durimin. Mesfushori i Spurs në përfundim të takimit kaloi pengesën që ndan fushën me tribunën për të mbërritur te një person që i ofendoi të vëllain.

Dier bëri të pamundurën për të mbërritur te tifozi, por u ndalua nga stjuardët. Sjelljen e Eric Dier e komentoi edhe trajneri Jose Mourinho në konferencën pas ndeshjes së kupës.

“Eric bëri diçka që nuk i shkon një futbollisti profesionist, por nuk është e lehtë të ruash qetësinë kur të ofendojnë një familjar. Por është e qartë që nuk duhet të reagonte në atë mënyrë”.

Një veprim e pahijshëm që pritet të ketë edhe pasoja për futbollistin, si nga klubi dhe nga komisionet disiplinore. 

Tv Klan