Ericsson do të modernizojë rrjetin Telekom


Ericsson do të modernizojë rrjetin Telekom

16:50 04/02/2020

Komunikim pa ndërprerje në çdo vend  dhe teknologji  5G

Telekom Albania i ka besuar gjigandit të teknologjisë Ericsson modernizimin e rrjetit të transmetimit, për një periudhë 5-vjeçare. Marrëveshja vjen nën konceptin ‘One Vision’ dhe është një ndër shumë investimet që ‘Telekom Albania’ ka planifikuar për infrastrukturën e rrjetit dhe teknologjinë e informacionit.

“Kemi ndërmarrë transformimin rrënjësor teknologjik, IT dhe operacional të Telekom Albania mbështetur nga një vlerë që i kalon 170 milionë Euro. Bashkëpunimi me Ericsson është rrënjësor në këtë proces transformues. Këto investime do t’u vlejnë klientëve tanë si dhe do të kontribuojnë në modernizimin dhe zhvillimin teknologjik të Shqipërisë”.

Erisccon do të rrisë kapacitetet e rrjetit të Telekom Albania në klasën gigabit LTE, duke e përgatitur kështu për teknologjinë 5G përmes pajisjeve të reja të sistemit të transmetimit Ericsson. Dhe me këtë investim Telekom Albania synon të bëhet zgjedhja e parë e shqiptarëve.

“Ne besojme se rinovimi i plotë i rrjetit dhe modernizimi i tij është mënyra e duhur për ta filluar këtë udhëtim ne synojmë t’i sigurojmë një përvojë superiore klientit. Eksperienca ndërkombëtare e Ericsson na bën të besojmë se projekti do të finalizohet në kohë me cilësi absolute”.

Ky bashkëpunim pritet të sjellë ndikim jo vetëm ndërmjet bizneseve por edhe në nivel kombëtar.

Përdoruesit e Telekom Albania tashmë kanë mundësi të komunikojnë pa ndërprerje në çdo vend ku ndodhen. Bisedat e tyre nuk ndërpriten kur janë në ashensor apo në katet e nëndheshme dhe shërbimi shtrihet në të gjithë Shqipërinë.

Tv Klan



Të ngjashme