Mesfushori danez është i gatshëm që të firmosë një kontratë 3-vjeçare, por në fillim duhet të kryejë teste mjekësore

Christian Eriksen ka arritur një akord verbal me Manchester United.

Danezi, i cili është një futbollist i lirë, ka informuar drejtuesit e “Djajve të kuq” se ka dëshirë që të luajë në “Old Trafford” sezonin e ardhshëm dhe është gati që të firmosë një kontratë 3-vjeçare në klub, raporton “Daily Mail”.

Mesfushori 30-vjeçar bëri një paraqitje mjaft të mirë te Brentfordi në gjysmën e dytë të sezonit të shkuar, ku realizoi një gol dhe dha 4 asiste në 11 takime, duke tërhequr vëmendjen.

 Por nisur nga episodi në Euro 2020, ku ai pësoi një sulm kardiak, që firma të hidhet në kontratë, si fillim 30-vjeçari duhet që të kryejë disa teste mjekësore.Edhe drejtuesit e Brentfordit patën takime me danezin, me synimin për të firmosur një kontratë të re.

Por duket se Eriksen do të bëhet blerja e parë e “Djajve të kuq” në këtë sezon. Trajneri i ri i United, Erik ten Hag, e njeh mirë danezin, të cilin e ka monitoruar ndëra stërvitej tek Ajaksi në muajin Janar.

Klan News