Në Itali nuk mund të luajë më futboll

Christian Eriksen do të operohet. Mesfushorit të Danimarkës do t’i vendoset një defibrilator që të mbrojë zemrën pas arrestit kardiak që i ndodhi në takimin me Finlandën pak ditë më parë. Federata Daneze e Futbollit njoftoi se ky është një aparat i nevojshëm për ta mbrojtur 29-vjeçarin nga aritmia. Christian ka pranuar zgjidhjen e sugjeruar nga specialistët, të cilët kanë rekomanduar të gjithë këtë trajtim.

Sipas mediave kjo mund t’i kushtëzojë Eriksenit karrierën si futbollist. Në Itali ku ai aktivizohet me Inter, nuk lejohet që një lojtar të luajë me një aparaturë të tillë.

Vetë Eriksen u shpreh në mesazhin e tij mezi priste të kthehej në fushë, pasi ndjehej mirë. Pas operacionit duhet të shihet nëse defibrilatori do të jetë një zgjidhje e momentit apo e përhershme.

Një shembull që luan me këtë pajisje që ndihmon zemrën është holandezi 31-vjeçar Daley Blind që luan me Ajaksin, por për Christian Eriksen situata mbetet ende e paqartë.

Tv Klan