Erion Isai: Mungesa në ekran, lajm i mirë për mua

Erion Isai: Mungesa në ekran, lajm i mirë për mua

18:29 21/09/2019

Ai është një personazh shumë i dashur për të gjithë. Ka dhuruar plot të qeshura, por sot ka ndryshuar plotësisht profil, pasi është angazhuar në politikë. Bëhet fjalë për aktorin Erioni Isai, i cili ka filluar një rrugëtim të ri në jetën e tij,  si kryetar bashkie në qytetin e Kolonjës. Vetëm pak kohë më parë, ai hoqi dorë nga të gjitha angazhimet e tij në Tiranë për t’ju përkushtuar detyrës së re si kryetar bashkie në Kolonjë.

I ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan Isai u shpreh se për të shkëputja nga televizioni është një lajm i mirë dhe se shpreson që mungesën në ekran ta trefishojë me punën si kryetar bashkie në Kolonjë.

Rudina Magjistari: Deri tani i ke takuar të gjithë shqiptarëve, të kanë parë, janë kënaqur me ty, janë argëtuar, i ke bërë të qeshin dhe të harrojnë momente trishtimi, por tani s’ka më Erion Isai në ekranin e televizorit, ka Kolonja kryetarin e vet të bashkisë që me siguri e kanë shumë special dhe e duan shumë. Ne të tjerëve do të na mungosh…

Erion Isai: Që do të mungoj në ekran ky është një lajm i mirë për mua. Artisti është gjithnjë në dilemë nëse është duke bërë gjënë e duhur dhe nëse i kënaq njerëzit mjaftueshëm, por shpresoj që këtë mungesë ekrani ta trefishoj në të qenit përballë punës. Unë jam rritur në Kolonjë. Kam qenë 15 vjeç kur kam ardhur në Tiranë, arsyeja ka qenë arti dhe televizioni, por asnjëherë nuk e kam harruar qytetin tim. Në fakt kam krenarinë të jem nga Kolonja sepse është treva që më së shumti i ka ofruar Shqipërisë historinë e vet. Dhe për hir të së vërtetës është një zonë e harruar, me probleme dhe varfëri të madhe. Shpresoj vërtetë shumë që kontributi im të jetë i vlefshëm në ndryshimin e saj./tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT