Vrasja e Eglantina Bucit nga vëllai dhe babai i saj është një ngjarje e rëndë kriminale, që ka tronditur mbarë opinionin publik.

Pedagogu Erion Kristo, i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan për të folur se çfarë po ndodh me shoqërinë shqiptare, tha se të rinjve u mungon kultura.

Dhe për ta bërë më të ilustruar, pedagogu Kristo ka marrë shembullin e këngëve të reja.

“Këngët e të rinjve më duken si këngë për analfabet. Shoh që ka me qindra mijëra njerëz që i ndjekim. Abc e këtyre njerëzve është kjo ‘na na na’. Artistët më të mëdhenj të kombit tonë po shuhen të pavlerësuar. Ndërkohë janë lartësuar njerëz që nuk e meritojnë”.  /tvklan.al