Kryebashkiaku: Do apelohet, puna nuk ndalet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendoi të gjobisë me 75 mijë lekë kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj për promovim të aktiviteteve të ndaluara 4 muaj para zgjedhjeve dhe mosdeklarim të tyre.

Ankesa në KQZ u bë nga përfaqësuesit e opozitës. Bëhet fjalë për dhurimin e disa çelësave të shtëpive të reja për të pastrehët e tërmetit.

Pas këtij vendimi ka reaguar kryebashkiaku Veliaj.

“Shton 5 vila në pandemi, kandidon për kryeministër. Shet nga 3 herë apartamentet me mashtrim, kandidon për deputete opozite, por kur bën detyrën tënde sipas ligjit duke strehuar 17 familje që flinin në çadra, të gjobisin. Gjoba do apelohet, por puna në Tirane nuk ndalet nga gjumi!”, shkruan Veliaj në rrjetet sociale.

Tv Klan