Kishte 43 deputetë, e çoi ne zero

Dy vjet nga djegja e mandateve të opozitës, kryebashkiaku Erion Veliaj ironizon Lulzim Bashën, si njeriun që ka zeruar Partine Demokratike. Gjatë një takimi me banorë të Njësisë 1 në kryeqytet, Veliaj tha se Basha është i vetmi lider që e mori PD me 43 deputetë dhe sot s’ka asnjë. Sipas kryebashkiakut PD kishte 25 kryetarë bashkie dhe 1200 këshilltarë bashkiakë dhe sot s’ka asnjë.

“Ça ishin lojtar të mirë, Genc Ruli, Majlinda Bregu, Jozefina Topalli, Astrit Patozi, Bamir Topi, i përzunë dhe kanë ngel tani ekip kalçeto, me të gjithë të lodhurit që vijnë nga kategoria e tretë, se as e dytë nuk janë. Ça kanë humb në Bulqizë vijnë në Tiranë|”

Kreu i Bashkisë së Tiranës tha se Lulzim Basha, me sulmet në seri ndaj oligarkëve, ishte i pari që përfitoi nga secili prej tyre.

“Unë për shembull nuk kam kunat fare, po edhe po të kisha do më vinte turp që kunati im të shkonte të aplikonte për vilën e 5të, vitin që në Shqipëri ndodhi tërmeti dhe njerëzit humbën shtëpitë e tyre. Është turp, por kur thonë tironsit kur të plasë cipa çdo gjë është rehat. Nuk skuqen më”

Veliaj tha se Partia Socialiste ka sot forcën sociale, forcën historike, por dhe forcën morale të përballet me kokën lart në këto zgjedhje.

Klan News