Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka përgëzuar kryetarin e opozitës Lulzim Basha dhe Partinë Demokratike për protestën paqësore të zhvilluar për 2 orë e 20 minuta, ku nuk u shënua asnjë incident apo akt dhune.

Në një postim në Twitter, kryebashkiaku Veliaj thotë se protesta e së premtes tregon se që aktet e dhunshme sikurse kanë ndodhur herët e kaluara, varen nga organizatorët e protestës.

“Urime @PDShqipëri & @lulzimbashaal për protestën e parë paqësore – provë se dhuna & paqja në Tiranë varet nga ju e nga askush tjetër! Një kthesë fantastike që krijon hapësira për ide e alternativa për #Zgjedhjet2021. Ndërkohe në #30Qershor jemi njësoj, gishtat lart nr.2”, thotë Erion Veliaj.

Opozita e bashkuar mbajti të premten protestën e 9-të kombëtare kundër Qeverisë, duke kërkuar largimin e Kryeministrit Edi Rama, krijimin e një qeverie tranzitore dhe dënimin e krimit elektoral të blerjes së votave. /tvklan.al