Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka dorëzuar me postë rekurs në Gjykatën e Lartë kundër vendimit të Apelit të GJKKO-së.

Veliaj kërkon ndryshimin e masës së sigurisë “Arrest me burg”.

Kujtojmë se Veliaj u arrestua më 10 Shkurt, i akuzuar për dy vepra penale, atë të “korrupsionit pasiv” në 9 raste dhe “pastrim parash”. 

2 ditë më vonë, u verifikua masa e “arrestit me burg” ndaj tij në GJKKO, ndërkohë që për bashkëshorten e tij Ajola Xoxa u caktua masa e “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”.

/tvklan.al