Rubrika “Ka një mesazh për ty”, në Tv Klan solli sot historinë e dashurisë të Spaidit me të fejuarën e tij, Eridona. Spaidi tregoi në studio se ata vendosën të kurorëzonin në martesë dashurinë e tyre, por për shkak të problemeve me vendbanimin, deri sot ata nuk kanë mundur të kryejnë celebrimin.

Ai ka kërkuar ndihmën e programit “E Diela Shqiptare”, për të zgjidhur problemin e tij, por gjithashtu edhe për të suprizuar të fejuarën.

Kështu, ditën e sotme studio u kthye në një sallë celebrimi dhe Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj ka pranuar ftesën nga “E Diela Shqiptare”, për të ardhur në studio dhe për t’i dhënë lajmin e mirë Eridonës në lidhje me problemin e tyre me Gjendjen Civile.

Erion Veliaj: Po bëhet nami në Bashki, e di për çfarë? Tirana mbushi 100 vjeç dhe thonë është një gocë, Eri, që ankohet për Gjendjen Civile. Dhe thashë s’ka mundësi, Tirana 100 vjet mos ketë zgjidhur gjendjen civile, tani që është çdo gjë online. Si është ky problemi me këtë gjendjen civile, çfarë ka ndodhur?

Eridona: Në fakt unë jam e fejuar dhe doja të bëja një celebrim.

Erion Veliaj: Në Tiranë?

Eridona: Po në Tiranë.

Erion Veliaj: Po çfarë ka ndodhur?

Eridona: Në momentin që ne shkuam në gjendjen civile, nuk rezultonte në dy vende që na drejtuan.

Erion Veliaj: Ku shkuat në fillim? Ma trego gjithë historinë, çfarë ndodhi?

Eridona: Ne u drejtuam në Kombinat sepse gjendjen civile e kishte atje, si certifikatë dilte, por nuk mund të bënim shpallje martese atje.

Erion Veliaj: Vajtët të martoheshit dhe nuk bënit dot shpallje?

Eridona: Po! Në momentin që ajo na drejtoi në Astir, sepse shtëpinë më përpara e ka patur aty dhe ajo na komunikoi të njëjtën gjë, vajza e gjendjes civile.

Erion Veliaj: Domethënë banesa ka qenë në Astir, kurse në Kombinat keni patur të regjistruar emrin për gjendjen civile?

Eridona: Po, e ka patur regjistruar ai.

Erion Veliaj: Pastaj e ka transferuar në Astir? Ngaqë ajo është krijuar si lagje e re.

Eridona: Jo këtu qëndronte problemi, pasi ato nuk kanë patur dorëzuar dokument shtëpie, prone dhe prandaj nuk bëhej.

Erion Veliaj: E mora shumë seriozisht këtë, ngaqë nuk na kanë ndodhur çudira të kësaj natyre dhe kjo është arsyeja pse thashë më mirë të vij vetë dhe të sigurohem që mos na gjejë shekulli i dytë i Tiranës, me njerëz që nuk kanë vendbanimin e saktë. Po tani ku jetoni?

Eridona: Tek Rruga “Siri Kodra”, në qendër!

Erion Veliaj: I bie Njësia 8!

Eridona: Po!

Erion Veliaj: Tani e keni transferuar nga Kombinati tek Njësia 8?

Eridona: Akoma jo!

Erion Veliaj: Mirë, a mund të ndihmoj unë me këtë proces atëherë? Të transferoj nga Kombinati tek Njësia 8 dhe pastaj punët tuaja si i keni planet e jetës me atë djalin. Por të paktën unë të mbaroj misionin tim, vetëm me çështjen e gjendjes civile. Do ishe e lumtur po ta zgjidhnim këtë?

Eridona: Nëse mundesh do ishte shumë mirë! Në fakt më ka mërzitur shumë kjo gjë, se kur nisesh të bësh diçka dhe nuk mundesh, të dalin shumë pengesa, normalisht mërzitesh. Shpresoj të bëhet sa më shpejt!

Erion Veliaj: Besoj se mund ta zgjidhim që sot. Kështu që brenda ditës sot, them që nga mërzi mund të kthehet në lumturi, të paktën kjo pjesa e gjendjes civile, pastaj si të shkojë jeta.

Supriza për Eridonën nuk ka mbaruar, pasi përveç zgjidhjes së problemit me gjendjen civile, kryetari i Bashkisë Erion Veliaj celebron live në studio, martesën e çiftit Eridona- Spaidi./tvklan.al