Erisa Zyka konfirmon nga Brukseli: Macron nuk ndryshon qëndrim për Shqipërinë

Posta

Erisa Zyka konfirmon nga Brukseli: Macron nuk ndryshon qëndrim për Shqipërinë

21:19 17/10/2019

Presidenti i Francës Emmanuel Macron nuk do të ndryshojë qëndrim për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në lidhje me hapjen e negociatave për anëtarësim, duke refuzuar një gjë të tillë.

Lajmi është konfirmuar nga gazetarja e Tv Klan në Bruksel, Erisa Zyka, e cila në një lidhje me emisionin “Opinion” deklaroi se ky është informacioni i fundit që disponon.

Lajmi i fundit që më ka ardhur enkas për emisionin “Opinion” është që Presidenti i Francës nuk do të ndryshojë qëndrimin e tij për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Është konfirmimi që kam marrë enkas për ju”, tha gazetarja Zyka.

Përpos Francës, edhe Danimarka është një vend skeptik për Shqipërinë, madje insistoi që vendi ynë të ndahej nga Maqedonia e Veriut në këtë proces. Edhe Spanja është skeptike, për shkak të aktivitetit të grupeve kriminale në atë shtet.

“Danimarka e cila ka insistuar për të ndarë vendimmarrjen për Maqedoninë e Veriut dhe për Shqipërinë, pasi sipas saj mund të kishte një mundësi për t’i dhënë dritë jeshile Maqedonisë së Veriut, por Shqipëria nuk ka plotësuar kriteret dhe përderisa kriteret nuk janë plotësuar, sidomos ato lidhur me forcimin e shtetit ligjor, me luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, atëherë Danimarka qëndron me të vërtetë kundër. Edhe Spanjën e kemi patur skeptike sepse ajo ka pasur një ndikim të drejtëpërdrejtë të grupeve kriminale shqiptare, sidomos me trafikun e drogës kohët e fundit dhe e ka ndjerë këtë”, deklaroi gazetarja Zyka. /tvklan.al


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi