Skiatorët shqiptarë mbledhin pikë olimpike

Skiatorët shqiptarë nuk arritën të njëjtin rezultat si një ditë më parë në garën e slalomit. Ditën e enjte Erjon Tola dha rezultatin më të mire, duke u klasifikuar i katërti në renditjen e përgjithshme dhe i dyti në SES Cup. Gjithsesi gara vlen për pikët olimpike.

“Kushtet ishin shumë më të vështira sot, duke filluar nga temperatura shumë të ftohta, -12 gradë Celcius, pista nuk është gjithmonë e njëjta. Unë sot bëra gabime që në fakt më kushtuan”, tha Tola.

Ditën e premte dhe të shtunë do të jetë radha e slalomit gjigand në pistën e Kolashinit, një garë e preferuar nga kuqezinjtë.

Tv Klan