Në emisionin “Jo Vetëm Modë” në Tv Klan, Ermal Mamaqi foli edhe për “rivalitetin” e përfolur me humoristin dhe producentin e filmit “Falco”, Besart Kallaku. Pas deklaratës së këtij të fundit, se “Ermali është biznesmen, kurse unë komedian”, Mamaqi u shpreh se nuk e konsideron rival, përkundrazi pjesë e të njëjtit grup producentësh që përpiqen të sjellin filma argëtues dhe të suksesshëm në gjuhën shqipe.

Sa i takon urimit të Amarda Toskës për filmin e ri, i cili u kuptua si një thumbim për Besart Kallakun, Ermali u shpreh se shprehja “vërtetove se je superbiznesmen”, nuk ishte një përpjekje e bashkëshortes për të ironizuar producentin e “Falco”.

Unë dhe Ami zihemi se cili është biznesmeni më i mirë. Është një ‘inside joke’ sepse ‘Ami Event’ po bën edhe organizimin e gjithë premierës në Pallatin e Kongreseve dhe kemi një garë. Ky sukses është suksesi im, i filmit apo i ‘Ami Event’ që bëri organizmin”, u shpreh Mamaqi.

Ai zbuloi edhe sesi Pallati i Kongreseve do të shndërrohet në një kinema ku filmi “I love Tropoja” do të shfaqet nga data 29 Janar deri më 15 Shkurt, duke u zgjatur kështu disa ditë më shumë, për shkak të kërkesave të publikut. Me një ekran gjigand, i cili do të mbulojë thuajse gjithë sipërfaqen e murit në sallën e Pallatit të Kongreseve, si asnjëherë më parë një premierë filmi në Shqipëri do të mund të shijohet live nga 2200 njerëz njëherësh. /tvklan.al