Konkurrentët vijojnë me performancat magjike në “Dance Albania”. Këtë të hënë ata u frymëzuan nga disa prej filmave më të njohur.

Performanca e Arbnora Ademajt ishte e bazuar tek filmat e James Bond. E teksa Alketa Vejsiu i ka kërkuar të bëjë një krahasim të yjeve të spektaklit me personazhet e filmit, kur erdhi fjala për personazhin e keq, ka ndërhyrë aktori Ermal Mamaqi.

“Iku javës që që kaloi”, tha ai ndërsa më pas shtoi se “Visjani ishte personazhi më i keq i këtij spektakli”. Këto komente kanë krijuar të qeshura në studio, pasi vetë Mamaqi u shpreh se ishte humor. Mjafton të kujtojmë edhe se në puntatat e kaluara, dy aktorët kanë shkëmbyer batuta të ndryshme me njëri-tjetrin.

Alketa Vejsiu: James Bond i spektaklit tonë cili është?

Arbnora: Padiskutim që do ta them është Vera Grabocka, që është motori i gjithë këtij spektakli dhe ne jemi të gjithë personazhe të tjerë.

Alketa Vejsiu: Kemi personazhin e dytë, Medelein Swan?

Arbnora: Nuk dua t’i marr anët negative të këtyre personazheve, por dua që t’i lidh me ngjashmëritë që mund t’i kemi. Kjo është pak a shumë në film si një lloj spiuneje, ajo që vëzhgon… mendoj që do ishte Klaudia jo që jep pikët pastaj. E thashë nuk do i marrim anët e këqija.

Alketa Vejsiu: Ernesti, personazhi i keq?

Ermal Mamaqi: S’ke mundësi se iku javës që kaloi ai personazhi i keq kështu që nuk e thua dot.

Alkea Vejsiu: Nuk flasim për njerëz që mungojnë…

Ermal Mamaqi: Jo, jo, Visjani ishte personazhi më i keq i këtij spektakli. E thashë se plasa!

Alketa Vejsiu: I love you Visjan. Unë kam lindur për të bërë balanca në këtë jetë Visjan.

Ermal Mamaqi: Visjan jemi shumë të lumtur që ti ike. Preve biletën për vajtje.

Alketa Vejsiu: Këtu kemi një ‘sherrbërës,’ mos bjer në pre të këtij ‘sherrbërësi.’ Dhe kemi një paqeruajtëse…

Ermal Mamaqi: Humor!/tvklan.al