Në datën 29 Janar 2020 në Pallatin e Kongreseve do të jepet premiera e projektit të ri kinematografik “I Love Tropoja”, i Ermal Mamaqit.

Me anë të një postimi në ‘Instagram’, aktori ka treguar emocionet që ka ndjerë teksa mjeshtri i muzikës, Valentin Veizi ka punuar një nga veprat e tij sinfonike për muzikën e filmit të tij. Mamaqi ndjehet i nderuar, i prekur, por edhe i bekuar për këtë fakt.

Të punoj me emrat që kanë vënë shtyllat në muzikën shqiptare ka qenë një ëndërr për mua, që kur isha në Liceun Artistik. Ama që i madhi Valentin Veizi, të kompozonte një nga veprat e tij sinfonike më të arrira për filmin tim, kjo është edhe tani që po shkruaj e pabesueshme. Sapo mbaruam rregullimet e fundit për muzikën e filmit “I Love Tropoja”.Jam i nderuar, i prekur dhe i bekuar nga notat e tua mjeshtër”. /tvklan.al