Mbrëmjen e së mërkurës, u zhvillua në Pallatin e Kongreseve premiera e filmit “I Love Tropoja”, nga aktori dhe producenti Ermal Mamaqi. Personazhe të njohura të showbizit, aktorë, këngëtarë, gazetarë ishin të ftuar në premierën e “I love Tropoja”.

Për të folur lidhur me premierën e këtij filmi, xhirimet, por edhe detaje të tjera, në emisionin “Rudina” në Tv Klan ishte i ftuar Ermal Mamaqi dhe disa nga aktorët e kastit. Aktorja Arjola Demiri, këngëtarja Enca Haxhia, aktori Bujar Asqeriu, aktorja Marjana Kondi, aktori Bruno Shllaku dhe aktori Irgen Ҫela.

Ermal Mamaqi: Ka qenë një premierë, unë e thashë edhe tek ai fjalimi i vogël që bëra para, se Shqipëria ka më shumë vipa, seç ka Pallati i Kongreseve karrige. Jam shumë i lumtur, që një film shqiptar pati një rekord edhe në premierë sepse kanë qenë për herë të parë 5000 të ftuar , në dy shfaqjet në Pallatin e Kongreseve. I falenderoj të gjithë.

I pyetur nga drejtuesja e emisonit Rudina Magjistari lidhur me arsyen që premiera e filmit u zhvillua në Pallatin e Kongreseve dhe jo në kinema, Ermali tha: Ishte më shumë një nevojë sepse duke u nisur nga eksperienca që patëm meDy gisht mjaltë’, kuptuam që kinematë shqiptare, kapaciteti që ato kanë nuk e përballojnë fluksin që sjell ky lloj produkti, siç janë filmat që kemi prodhuar këtë vitin e fundit. Arsyeja pse e bëmë në Pallatin e Kongreseve ishte se për të parë “Dy gisht mjaltë”, njerëzit duhet të qëndronin 3 orë në radhë, për të marrë biletën dhe jo të gjithë ata që iknin nga radha riktheheshin. Ka pasur shumë njerëz që nuk e kanë parë filmin sepse janë mërzitur duke qëndruar në radhë. Kështu që ne morëm një sallë shumë të madhe, kemi 6 orare në ditë, 2200 vende për çdo orar. /tvklan.al