Momenti i sikletshëm me Kryeministrin Rama si aktor

Ermal Mamaqi rrëfeu në emisionin “Jo Vetëm Modë” në Tv Klan të pathënat mbi filmin e tij më të fundit, “I love Tropoja”.

Për sa i përket kastit të aktorëve, Ermali u shpreh se “janë zgjedhur të gjithë me kujdes, siç zgjidhen lulet më të bukura të një buqete. Të gjithë janë pranuar mbasi ka patur konfirmim nga një ekip, i cili i ka përzgjedhur”.

Pjesë e filmit është edhe këngëtarja Enca Haxhia, që Mamaqi thotë se është një personazh shumë simpatik dhe përveç kësaj plotëson dhe kushtet si një aktore e mirë dhe korrekte.

Encën e kam marrë si një personazh shumë simpatik, e cila mbulon atë moshën e adoleshentève, të rinjve. Nuk do ta bëja këtë nëse ajo nuk do t’i plotësonte kushtet që të ishte një aktore e mirë dhe të ishte korrekte”.

Në lidhje me të ftuarit special, Ermali me të qeshur thotë se i merr për të shitur filmin.

 “Këta quhen guest star. Pra, ti fton dikë që është yll. Edi Rama është yll. I fut për pak minuta në film dhe ata bëjnë vetëm një zhurmë të madhe dhe nuk prishin, le të themi nëse nuk janë aktorë profesionistë, kualitetin e filmit”.

Mamaqi rrëfeu edhe “sikletin” që kishte patur gjatë bisedave me Kryeministrin Edi Rama, mbi rolin e tij si i ftuar special në këtë film lidhur me një batutë.

“Një nga batutat që Rama thotë në film, edhe kishim frikë nëse do të pranonte, është: “Edhe unë nuk i du hiç brekët”. Por Kryeministri nuk e pati problem ta pranonte këtë batutë, duke i shprehur madje se i pëlqente. /tvklan.al