Në një lidhje në Skype për programin “Rudina” në Tv Klan ishte aktori dhe prezantuesi Ermal Mamaqi.

Gjatë këtyre ditëve të vetëizolimit, ku parukeritë janë mbyllur, Ermal Mamaqi ka shkurtuar vetë me makinë flokët e tij.

Ermal Mamaqi: Ishte e momentit, një nga improvizimet e çastit, e shfrytëzova për të qenë edhe më rehat kështu sepse të them të drejtën kur rriten flokët nuk ke berber ose parukier.

Në lidhje me vetëizolimin, Mamaqi u shpreh se është ambientuar shumë mirë, por gjithsesi është një pjesë e jetës që do ta mbajë mend gjatë.

Ermal Mamaqi: Jemi ambientuar, do thosha aq shumë jemi ambientuar sa nuk e di si do ndyshojmë që të shkojmë në punë kur të lirohemi. Është një pjesë e jetës që do ta mbaj mend gjatë.

Rudina Magjistari: Ty në fakt të erdhi ky moment edhe pas një kohe intensive, ke qenë me udhëtime, me promovime të filmit gjithandej, nga nuk të shikonim, mirë që s’të zuri karantina në Zvicër apo Austri nga ishe?

Ermal Mamaqi: Për punë ditësh, nga data 10 u kthyem neve dhe nuk na gjeti gjë jemi mirë./tvklan.al