Mbrëmjen e sotme në emisionin “Xing me Ermalin” në Tv Klan ka qenë e ftuar këngëtarja e njohur nga Kosova Flaka Krelani dhe motra e saj, komentatorja Qëndresa Krelani.

Duke marrë spunto nga emrat e dy motrave, drejtuesi i emisionit vuri në provë fillimisht Flakën dhe më pas motrën e saj.

Mamaqi mori një shkrepëse dhe e ndezi në dorën e Flakës, duke e bërë këtë veprim të dukej si të ishte real dhe i përshtatshëm me emrin e këngëtares.

Të njëjtën gjë bëri edhe me komentatoren, të cilës i kërkoi të qëndronte në këmbë dhe të bënte qëndresë ndërkohë që Soni, i cili është pjesë e “Xing”, të merrte vrull dhe të përplasej me të. Ende pa e prekur, Soni u “rrëzua” për të treguar se Qëndresa është e qëndrueshme ashtu siç ka edhe emrin./tvklan.al