60 mijë të regjistruar, 1200 bëjnë trajnimin “Mendo, ndrysho, fito” dhe 50 të anëtarësuar në grupin ekskluziv të mentorimit 1-vjeçar. Këto janë shifrat që paraqet Ermal Mamaqi për “Jo Vetëm Modë” në Tv Klan lidhur me seminaret e tij, për të cilin shprehet se i ka marrë parasysh kritikat, por i vjen keq vetëm për diçka.

Ermal Mamaqi: Më prek vetëm fakti i miqve të mi që nuk e kuptojnë këtë gjë dhe nuk janë dakord, por mendoj që me kohën do e kuptojnë si është”.

Përveç serialit “HOT” që nis transmetimin më 24 Tetor në Tv Klan, Ermali ka tashmë gati tre projekte të reja, njëri prej të cilëve do të jetë filmi i preferuar “2 Gisht Mjaltë” që do të vijë me pjesën e dytë.

Orinda Huta: Kthehesh me film apo vazhdon të pëlqen më shumë pjesa e serialit?

Ermal Mamaqi: Tani që po flasim, unë kam tre projekte në tavolinë të cilat i kam pothuajse të zgjidhura në nivel produksioni. Tre filmat që po presin, njëri është “2 Gisht Mjaltë 2”.

Orinda Huta: Me një fjalë, sërish Elvanën?

Ermal Mamaqi: Po, padyshim që po, fatkeqësia është që nuk do të kthehet më Koço Devole, i cili ishte babai i Elvanës në film dhe neve do na duhet të ndryshojmë skenarin, por sidoqoftë  do ta kemi në një formë Koçon. Kam edhe dy filma të tjerë që nuk dua t’i them tani, por po pres që të hapin kinematë në kapacitet të plotë, pasi historia ka treguar që kinemaja nuk na përballon dot me kapacitet të plotë e jo më me gjysmë./tvklan.al