Ermal Mamaqi zbulon surprizën: “HOT” do të ketë 3 sezone - Tv Klan

Ermal Mamaqi zbulon surprizën: “HOT” do të ketë 3 sezone



Ermal Mamaqi zbulon surprizën: “HOT” do të ketë 3 sezone

12:02 17/10/2021

Ermal Mamaqi në një intervistë në “Jo Vetëm Modë” në Tv Klan rrëfen se si lindi ideja mes tij e Bjordi Mezinit për serialin “HOT”. Pa diskutim që do të jetë një serial i suksesshëm, i cili do t’iu ngërthejë që në sezonin e parë, i cili do të pasohet jo nga një, por dy sezone të ardhshme.

Orinda Huta: Të flasim pak për ndonjë situatë që ka ndodhur rreth xhirimeve. Sa muaj, javë kanë zgjatur xhirimet?

Ermal Mamaqi: Xhirimet janë zhvilluar kryesisht në Tiranë dhe kanë zgjatur 42 ditë. Kjo përkon në dy muaj kalendarikë. Ka qenë një eksperiencë e bukur, por këtë radhë më pak e lodhshme pasi produksioni nuk është vetëm i imi, është edhe Dritan Huqi. Ai ka mbuluar pjesën më të madhe të punës në terren, ndërkohë që unë bëja aktorin dhe shitësin e reklamave.

Orinda Huta: Erdhi Tani te ty apo shkove ti te Tani?

Ermal Mamaqi: Ka ardhur Tani te unë, madje ka qenë një takim tresh sepse ka ardhur bashkë më Bjordin. Më tha “shiko kam një projekt, ky djali këtu është i talentuar” dhe thashë “okej, ta shoh”. Bjordi kishte bërë një demo, e pashë, më pëlqeu dhe i thashë “Shiko, do ta bëjmë, por nuk do të bëjmë këtë, do të bëjmë një gjë tjetër” si kjo.

Orinda Huta: Dhe ashtu ndodhi.

Ermal Mamaqi: Po, bashkuam forcën, unë futa ekipin tim dhe ai ekipin e tij dhe ka dalë një produksion shumë i mirë që do të vazhdojë me dy sezone të tjera.

Orinda Huta: Të të njëjtit titull?

Ermal Mamaqi: Po po, vazhdon, e kemi lënë që mbaron në një pikë ku nuk dihet se çfarë do të bëhet me të gjitha personazhet./tvklan.al








Të ngjashme