Këngëtari, Ermal Meta edhe këtë herë i ka bërë krenar të gjithë shqiptarët!

Këngëtari me origjinë shqiptare Ermal Meta është ngjitur në skenën e Festivalit të Sanremos 2021 me këngën “Un milione di cose da dirti”, e cila mesa duket është një ndër më të pëlqyerat e publikut.

Ai ka bërë edhe një herë krenarë të gjithë shqiptarët duke qenë i pari në listën e artistëve më të votuar nga publikut.

Media Vanity Fair Italia e ka cilësuar këngën e Ermal Metës si këngën me tekstin më poetik të këtij edicioni.

“I aftë të prekë telat e shpirtit dhe të kontaktit që Meta gjithmonë i ka treguar në diskografinë e tij me hir dhe elegancë, duke përkëdhelur me delikatesë ekstreme vorbullën e emocioneve njerëzore dhe dashuritë e papritura, të mbetura kushedi për sa kohë në pritje”, shkruan Vanity Fair Italia. /tvklan.al