Nën tingujt e muzikës, për 2 orë këngëtari Ermal Meta elektrizoi skenën e improvizuar në stadiumin  e “Air Albania” në Tiranë duke ngritur “peshë” zemrat e publikut. I veshur me fanellën e kombëtares ku mbante numrin 10 dhe dhe të shkruar nga pas emrin Meta, këngëtari shqiptar i njohur botërisht zhvilloi një super koncert.

Në repertorin e tij përveç këngëve që e bënë të njohur në të gjithë Italinë dhe jo vetëm, këndoi edhe shqip. Muzikën shqiptare, Ermal Meta zgjodhi ta përcillte përmes këngës “Jon” të Ardit Gjerbeas, me të cilin vetë këngëtari tha se e identifikon jetën e tij dhe largimin nga vendi i lindjes.

Koncerti nisi me zërin potent të Elhaida Danit, ndërsa pas saj stadiumi u “ndez” me performancën fantastike të Ermal Metës, ku të pranishëm ishin rreth 4 mijë veta. Ermal Meta, i cili jeton dhe ushtron veprimtarinë e tij artistike në Itali, rikthehet pas tri vitesh në turin e tij të ri muzikor në kryeqytet.

Pas shumë muajsh pauze prej pandemisë, këngëtari shqiptar vendosi të kryejë turin e tij të parë muzikor duke e nisur nga Tirana.

Klan News