Vetëm pak ditë më parë ishin me një këmbë jashtë Sanremo-s, sot, vetëm disa orë larg finales, Ermal Meta dhe Fabrizio Moro janë favoritët kryesore për fitimin e festivalit të këngës italiane për vitin 2018.

Mediat në Itali rendisin si më të pëlqyerën këngën “Non mi avete fatto niente”, që siç e ka bërë tashmë traditë Ermal Meta, trajton një tjetër temë sociale, luftën kundër terrorizmit.

Krahas vlerësimit të ekspertëve, kënga e shqiptarit vlerësohet edhe nga supertruri kompjuterik Watson, që vlerëson maksimalisht Ermal Metën dhe Fabrizio Moron.

“Non mi avete fatto niente” ishte në rrezik përjashtimi nga produksioni i Sanremos për shkak se refreni i këngës ishte i njëjtë me këngën “Silenzio”, të krijuar nga i njëjti autor, Andrea Febo. Por më pas u vlerësua se kjo këngë ishte krejtësisht e re, duke i lejuar Ermal Metës, garimin drejt fitimit të festivalit që ai vjet i shkoi shumë pranë.

Tv Klan