“E ndaluar të vdesësh”…frymëzuar nga një histori e vërtete dhune familjare…këngëtari shqiptar, Ermal Meta është ngjitur në skenën e teatrit Ariston, për të konkurruar në kategorinë e këngëtareve të mëdhenj në festivalin e 67-të të Sanremos

Në natën e parë të festivalit të 67-të të Sanremos, shqiptari 36-vjeçar ka mundur të klasifikohet i treti në renditjen provizore edhe pse debutimi i tij ka ardhur në orët e vona të mbrëmjes së kaluar, pak përpara mbylljes së natës së parë.

Teksti është konsideruar nga kritika italiane si më i miri mes këngëve konkurrente të natës së parë në Sanremo 2017. Sezonin e një viti më parë, këngëtari me origjinë shqiptare, Ermal Meta arriti të fitonte vendin e tretë në kategorinë e të rinjve./ TV KLAN