Donatorët e huaj japin miliarda lekë për investime ndërkohë që në digasterët përkatëse mungojnë projektet për ujësjellësat, rrugë dhe energji elektrike. Ministrja e Bashkëpunimit Ekonomik Emerlinda Meksi ka akuzuar me tone të ashpra drejtuesit e ministrive për burokracitë në hartimi dhe zbatimin e projekteve konkrete të financuar nga investitorë të huaj.

Nuk na mjaftojnë 10 miliardë lekë për të mbuluar koston e projekteve të investimeve të huaja të planifikuara në këtë projektbuxhet në një shumë prej 10 miliard lekësh.”- është shprehur Meksi. Ajo ngriti problemin e bllokimit të kredive për strehimin me një vlerë prej 1.2 miliardë lekësh ndërkohë që kredia greke për ndërtime banesash është ende në bisedime./tvklan.al

Gazetar : Vladimir Lame