Shqipëria është ndër vendet e pakta në botë me mungesë të institucioneve që të merren me biznesin. Në tryezën kombëtare për ekonominë në kuadër të Paktit të Stabilitetit, Ministrja e Tregtisë dhe Bashkëpunimit me Jashtë Emerlinda Meksi, tha se krijimi i këtyre institucioneve do të nxiste investimet e huaja.

Një projektligj i veçantë për krijimin e Agjensisë Kombëtare të Investimeve, do të miratohet së shpejti nga qeveria shqiptare. Në tryezën kombëtare të Paktit të Stabilitetit për ekonominë, u kërkua që të shpejtohen ritmet e realizimit të projektit të infrastrukturës të mundësuara nga donatorët e paktit./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame